Fshij llogarinë

Llogarinë e portalit dhe të aplikacionit Verba Center mund ta fshini në çdo kohë. Kërkesa shkon te administrata e qendrës, e cila e mbyll llogarinë dhe ju njofton kur të jetë kryer.

Si ta kërkoni

  1. Në aplikacionin Verba Center: hapni Profili dhe shtypni Fshij llogarinë.
  2. Ose këtu, pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj.
  3. Ose na shkruani në info@verbacenter.com nga adresa me të cilën hyni.

Çka fshihet dhe çka ruhet

  • Fshihet: hyrja juaj në portal dhe në aplikacion.
  • Hiqen nga bisedat: mesazhet, fotot dhe incizimet që keni dërguar.
  • Ruhen aq sa e kërkon ligji: kontratat dhe faturat (me emrin dhe telefonin tuaj) dhe dosja klinike e fëmijës.

Për ta dërguar kërkesën këtu, hyni fillimisht në llogarinë tuaj, pastaj kthehuni te kjo faqe.

Hyr në llogari